Restaurohet Kurani 100-vjeçar

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave njoftoi se Laboratori Qendror i Restaurimit ka restauruar një kuran 100-vjeçar.

“Në një “sallë operimi”, siç edhe është pagëzuar Laboratori Qendror i Restaurimit, i vetmi në rang vendi, ky Kuran shekullor i është nënshtruar një procesi të mirëfilltë trajtimi, të krahasueshëm me kirurgjinë”, shkruan DPA në faqen e saj online.

Restaurimi i librave të shenjtë meriton një përkujdesje të posaçme. Dorashka, maska dhe pajime metalike, janë takëmet bazë të laboratorit, ku botimi i sjellë nga zotëruesi ka kaluar në një seri etapash, sikurse janë: dezinfektimi, pastrimi me gomat pluhur, larja në vaska, deacafikimi në vaska, pastrimi nga mbishtresat, riintegrimi i pjesëve të humbura me letër japoneze, restaurimi i kapakut, qepja e fletëve dhe lidhja e fletëve me kapakun. Ky proces pune është finalizuar me dorëzimin e Kuranit të rijetësuar tek zotëruesi.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave fton cilindo që zotëron një dokument të rëndësishëm që po bjerret dita-ditës, për ta çuar tek restauruesit të cilët do ta risjellin në jetë.

Prej tetorit të vitit 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar risinë që bën të mundur për çdo individ, person fizik, juridik, privat ose publik, të përftojë shërbimin e restaurimit të dokumenteve të tij vetjake. Kërkesa për restaurim depozitohet në adresën zyrtare restaurim.arkiva.gov.al

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.