Resulaj, deputetëve të Rithemelimit: Shqipëria del nga lista gri, ju zhyteni në zi
Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj gjatë fjalës të saj në sallën plenare ka komentuar situatën e krijuar në Kuvend ndërsa dy deputet, Bledion Nallbati dhe Vullnet Sina janë përplasur fizikisht.
Duke i rikujtuar deputetëve të Rithemelimit që tashmë Shqipëria ka dal nga lista gri e pastrimit të parave, ajo u shpreh se, “ Sa herë që Non-grata ka hall, ju vini zaptoni Foltoren. Shqipëria del nga lista gri, ju zhyteni në zi”.
Sipas deputetes, sa herë që kemi lajme të mira, sa herë duhet të flasim për problemet e qytetarëve, kemi këtë fotografi që po bënë ju sot.