Resurset e Shkodrës në turizëm, Forumi, platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve në turizmin ndërkombëtar
![resurset e shkodres turizem](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/05/resurset-e-shkodres-turizem.jpg?fit=1024%2C505&ssl=1)
Rritja e turizmit ndërkombëtar në Shkodër, ishte fokusi forumit të mbajtur në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Pjesë e tij ishin pedagogë të këtij universiteti, specialistë të fushës, ndërkohë që i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë, Benet Beci.
Ky i fundit në fjalën e tij theksoi se Shkodra me këto resurse të jashtëzakonshme ka nevojë për bashkëpunimin e të gjithëve për t’u bërë një zonë elitare për këtë sektor.
Akademikët e universitetit u ndalën tek prioritetet dhe bashkëpunimi që duhet për t’iu përgjigjur numrit në rritje të turistëve që vizitojnë Shkodrën.
Në këtë forum u dakortësua për bashkëpunime të ngushta mes ekspertëve të fushës, Universitetit dhe Bashkisë Shkodër, në krijimin e mekanizmave dhe ndërhyrjeve konkrete që e kthejnë sektorin e turizmit në një motor për zhvillimin ekonomik të rajonit të Shkodrës.