Categories: LajmeSportFutboll

“Reuters” për Shqipërinë: Surpriza dhe rekorde në “Euro 2024”

Pas eliminimit nga Euro 2024, “Reuters” ka analizuar në detaj kombëtaren shqiptare të futbollit dhe rrugëtimin e saj në “Euro 2024”, të cilën e konsideron si surprizën më të bukur të Kampionatit Europian.

Shkrimi i “Reuters” :

Shqipëria kthehet në shtëpi si skuadra e fundit e grupit të tyre në Euro 2024 me vetëm një pikë, por këto fakte nuk tregojnë asgjë për kontributin e saj të shkëlqyeshëm në këtë turne ku zhvilloi beteja të zgjarrta me tre prej skuadrave kryesore të turneut.

Në Gjermani gjithçka nisi me përballë kampionëve në fuqi, Italisë, për Shqipërinë. Trajneri brazilian Silvinjo nuk mund ta imagjinonte kurrë sa mirë do të fillonte turneu i dytë Europian në histori për “kuqezinjtë”.

Nga nisja e ndeshjes, Shqipëria bëri tre pasime, Italia gaboi nga rivënia dhe Nedim Bajrami përfitoi duke goditur topin, i cili përfundoi në rrjetë pas vetëm 23 sekondave lojë. Shqipëria vendosi rekord të ri sa i përket golit më të hershëm në fazën finale të kompeticionit.

Një gol që ndezi festën në mesin e dhjetëra mijëra tifozëve të veshur “kuqezi” në Dortmund, kaos në baret dhe shtëpitë e kryeqytetit shqiptar, Tiranë dhe një moment i pavdekshëm për kombin krenar ballkanik.

Kundër Kroacisë në ndeshjen e radhës të Grupit B, Shqipëria i emocionoi sërish tifozët e saj pasi sfidoi dhe barazoi 2-2 me një gol në sekondat e fundit, në një nga ndeshjet më pulsuese të turneut deri më tani.

Shqiptarët u shfaqën më të përmbajtur në ndeshjen e tyre të tretë, në një humbje të ngushtë 1-0 ndaj Spanjës, por gjithsesi i dhanë kundërshtarëve të tyre shumë momente të pakëndshme nëpërmjet Jasir Asanit dhe Kristjan Asllanit.

Federata ambicioze e futbollit e Shqipërisë shpreson që përvoja në Gjermani t’i ndihmojë për të ardhmen, me paraqitje më të rregullta.

Një gjë për të cilën mund të jenë të sigurt shqiptarët është mbështetja e jashtëzakonshme.

Shumë ishin të befasuar kur panë shqiptarët në numër më të madh se italianët në ndeshjen hapëse, dhe kjo vazhdoi gjatë gjithë kohës, zhurma dhe ngjyra e tifozëve “kuqezi” përputheshin me numrin e madh të tyre. Disa erdhën nga shtëpia e disa të tjerë nga diaspora globale shqiptare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

16 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

16 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

17 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

17 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

17 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

17 hours ago

This website uses cookies.