Categories: LajmeSportFutboll

Reuters: Shqipëria mund të jetë surpriza e “Euro 2024”. Mungesa e presionit e bën të rrezikshme

Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në një kompeticion të atillë si Kampionati Evropian që do të mbahet në qershor-korrik në Gjermani. Kuqezinjtë do të kenë një detyrë të vështirë për të bërë përpara në një grup jashtëzakonisht të fortë ku mungesa e pritshmërisë mund të luajë një rol kyç.

Paraqitja e kombëtares shqiptares ishte në vitin 2016, kur kuqezinjtë nuk arritën të kalojnë fazën eliminatore të grupeve. Sivjet ata do të përballen me kampionët në fuqi të Italisë së bashku me Spanjën dhe Kroacinë në Grupin B.

Kjo është një eksperiencë e madhe për kuqezinjtë, teksa Shqipëria është rritur nga paraqitja e saj duke u kualifikuar pasi mposhti Republikën Çeke dhe Poloninë.

Që nga debutimi i tyre historik në vitin 2016, Shqipëria ka humbur kualifikimin në Europian së bashku me dy Kupat e Botës, por, nën drejtimin e trajnerit të ri Sylvinho kuqezinjtë janë në tjetër nivel.  

Në vitin 2022 ata shënuan vetëm një fitore në 11 ndeshje. Sylvinho mori drejtimin e Shqipërisë në fillim të vitit 2023 dhe vitin e kaluar ata fituan pesë nga nëntë ndeshjet duke humbur vetëm një.

Sylvinho solli kolegët brazilian Doriva dhe argjentinasin Pablo Zabaleta për të punuar së bashku me të dhe ata vendosën të gjenin lojtarë që i përshtateshin stilit të tyre të lojës.

Shqipëria do të shpresojë të kapë Italinë në befasi në ndeshjen hapëse në Gjermani dhe ka shumë lojtarë në skuadrën e saj që do të jenë shumë të njohur me kundërshtarët e tyre.

Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ylber Ramadani, Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli luajnë të gjithë futbollin e tyre të klubit në Serinë A dhe Sylvinho më parë ka punuar nën drejtimin e Roberto Mançinit te Interi.

Shqipëria ka humbur të katër takimet e mëparshme me Italinë dhe ndaj Spanjës ka pësuar disfatë në secilën nga tetë ndeshjet ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë me Kroacinë.

Kur u hodh shorti për grupin e tyre kualifikues, Polonia pritej ta kalonte atë.  Në vend të kësaj, Shqipëria u tregua më e forta, kështu që të qenit e dobët duket se u jep avantazh, transmeton “Reuters”.

Askush nuk do të presë që ata të vijnë përmes grupit të tyre në Gjermani dhe mungesa e presionit mund t’i bëjë ata të rrezikshëm për këdo që do t’i konsiderojë si të dobët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

3 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

3 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

3 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

3 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

5 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

6 hours ago

This website uses cookies.