Revista britanike: Shqipëria, xhevahiri i anashkaluar i Mesdheut me bukuri unike

Revista britanike “Rest Less” e ka cilësuar Shqipërinë si një vend me bukuri unike dhe plazhe që konkurrojnë lehtësisht me ato të Kroacisë apo Greqisë. Në një shkrim  të saj, revista fton udhëtarët që të shijojnë kulturën, historinë dhe jetën e gjatë të këtij vendi, duke e cilësuar si një xhevahir të anashkaluar të Mesdheut që po fillon të shfaqet në kuriozitetin e turistëve të huaj.

Duke e konsideruar një vend larg turmës së turistëve dhe komercializimit masiv, revista britanike shkruan se “plazhet e pacenuara me rërë, malet e larta dhe të thepisura dhe luginat piktoreske janë shtëpia e qyteteve të bukura osmane, rrënojave magjepsëse romake dhe liqeneve tërheqës të kaltër”.

“Ky komb i bukur ballkanik është mrekullisht unik; ndërsa ndikimet greke, italiane dhe turke janë të dukshme, gjuha, zakonet dhe kuzhina e Shqipërisë janë krejtësisht të dallueshme. Kryeqyteti, Tirana, gumëzhin nga jeta dhe bregdeti i Jonit rivalizon atë të Kroacisë dhe Greqisë. Vendasit mikpritës i përshëndesin turistët ngrohtësisht”, shkruan revista.

Vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një destinacion mjaft të kërkuar për turistët e huaj dhe shumë media të huaja prestigjioze kanë shkruar për bukuritë e saj që presin të zbulohen.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.