Revista e njohur reportazh për Shqipërinë: E paprekur nga koha, fshatra piktoreskë dhe histori të lashtë
Shqipëria është një vend që po ngjall gjithnjë e më shumë kuriozitet në sytë e botës, jo vetëm për plazhet dhe historinë e saj, por edhe për zonat e thella piktoreske, që janë “pothuajse të paprekur nga koha”.
Revista “House and Garden” i ka kushtuar një reportazh pikërisht Shqipërisë pak të njohur, fshatrave të largëta që mbulohen nga malet, ushqimit tradicional të bërë vetë, mënyrës së jetesës dhe rrënojave piktoreske ilire.
Në këto fshatrat piktoreskë ndërthuren gjurmët e lashta të historisë, traditat artizanale, shpirtërore, folklorike me frymën për t’i rikrijuar, rigjallëruar e përmes ekoturizmit.