Revista prestigjioze Time ka shpallur këngëtaren e famshme Tejlor Suift si njeriun e vitit 2023
Këngëtarja e mirënjohur amerikane Taylor Suift është shpallur njeriu I vitit 2023 nga revista Time. Gjatë këtij viti Ylli I muzikës pop, turneu Era I së cilës I tha siguroi asaj në fitim bruto me vlerën e mbi një miliardë dollarëve, u perfeksionua në çdo aspekt.
Taylor Suift gjeti një mënyrë për të kapërcyer kufijtë dhe për të qenë burim drite. Ajo është nga ata personat e rrallë që janë edhe shkrimtari edhe heroi I historisë së tyre. Shumë nga ato që Suift arriti këtë viti ekzistojnë përtej çdo matjeje.
U angazhua që ëndrrat, ndjenjat dhe përvojat e njerëzve, veçanërisht grave që ndihen të nënvlerësuar, të vlenin, ‘ u shpreh kryeredaktori I revistës time Sam Jacobs.
Përveç turneut të saj të famshëm, që I solli të ardhura jo vetëm asaj por edhe qyteteve ku u mbaj, Suift ka shënuar rekord edhe në shitjen e albumit 1989 me këngë të riregjistruara.
Bota qau, qeshi, kërceu dhe këndoi me të. Për Suift ky është kulmi, shkruhet në shkrimin përkatës të revistës. Nuk jam ndjerë kurrë më parë kaq krenare e lumtur, e përmbushur për sa i përket krijimtarisë si dhe e lirë, u shpreh ajo për redaktorin e Times Sam Lanksy.
Suift u zgjodh nga prestigjiozja Time në një listë me nëntë kandidatë, mes të cilëve edhe presidenti kinez Shi Xhinping, Vladimir Putin, Barbie si dhe aktorët dhe shkrimtarët grevistë të Hollivudit.