Revista spanjolle “El Economista” për Shqipërinë: Turizmi po rrit ekonominë

Ndikimi që ka turizmi në ekonominë shqiptare ishte objekti i një shkrimi të revistës spanjolle “El Economista”. Shqipëria, një vend i vogël ballkanik, po përjeton një bum të vërtetë turistik që po katapulton ekonominë e saj. Prurjet masive të vizitorëve, kryesisht në plazhet e rivierës shqiptare, po e transformojnë ndjeshëm ekonominë në vend, shkruhet në këtë artikull .

Me një popullsi afërsisht 2,8 milionë banorë, gjithsej 8,5 milionë turistë të huaj kanë udhëtuar drejt vendit mesdhetar në periudhën korrik-gusht të këtij viti. Ndërsa në vitin 2023 u regjistruan 10,1 milionë turistë te huaj.

Ndonëse popullsia e tij rezidente nuk arrin në 3 milionë banorë, e vërteta është se ‘populli shqiptar’ është shumë më i madh. Vlerësohet se janë rreth 1,7 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ky vend shquhet për tolerancën e tij fetare shkruan revista spanjolle. Me gjithë këto stimuj, nuk është për t’u habitur që Shqipëria është kthyer në një atraksion kaq të rëndësishëm turistik, jo vetëm plazhet e saj por edhe për malet e bukura qe tërheqin vëmendjen.

Përmirësimi i ekonomisë së shpejti mund të mundësojë që disa nga ata shqiptarë jashtë vendit të fillojnë të kthehen thekson në revistën “El Economista” .

PBB-ja shqiptare u rrit me 3,4% në vitin 2023, mbështetur nga kërkesa e fortë e brendshme dhe performanca e jashtëzakonshme e sektorit të turizmit, e cila arriti nivele rekord në vend.

Gjithashtu, komponenti i investimeve shënoi një rritje të ndjeshme, i mbështetur nga investimet private, duke përfshirë flukset e larta hyrëse të investimeve të huaja direkte.

Momenti i fortë i rritjes mbështetet nga një bum në sektorin e turizmit, rritja e investimeve dhe pagat më të larta nënvizon revista spanjolle për vendin tonë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.