Revolucion në drejtimin e klubit, Borussia Dortmund prezanton drejtorët e rinj

Një revolucion në pozicionet drejtuese të klubit është duke u zhvilluar te Borussia Dortmund, ku verën e ardhshme CEO aktual verdhezi Watzke do të largohet nga pozicioni i tij (dhe do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij më pas në qershor 2025).

Ndryshime që prekin gjithashtu dhe mbi të gjitha fushën sportive: drejtori aktual sportiv Sebastian Kehl do ta mbajë të pandryshuar rolin e tij, por do t’i bashkohet si drejtor teknik nga 1 maji Sven Mislintat. Eksperienca e fundit e këtij të fundit ishte ajo e njeriut të merkatos tek Ajax-it.

Në orët e fundit, klubi i Bundesligës ka emëruar edhe drejtorin e ri ekzekutiv për pjesën sportive, rol që do ta marrë 47-vjeçari Lars Ricken, më parë drejtor i të rinjve verdhezi që nga viti 2021 dhe që ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2027.

Administratorët e deleguar Thomas Tress (me përgjegjësi për Financat, Organizimin, Ligjin dhe Marrëdhëniet me Investitorët) dhe Carsten Cramer (me përgjegjësi për Shitjet dhe Marketingun, Ndërkombëtarizimin, Dixhitalizimin) kanë zgjatur kontratat e tyre me një datë të re skadimi tashmë të caktuar për vitin 2027.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.