Rezervime të shumta jashtë vendit për Vitin e Ri / Destinacionet me të kërkuara, Dubai, Praga dhe Malta
Nga vit në vit shkodranët po tregojnë më shumë interes për të kaluar festat e fundvitit jashtë vendit.
Këtë e konfirmojnë agjencitë turistike, duke theksuar se kërkesat për ta pritur Vitin e Ri jashtë Shqipërisë, kanë filluar të rriten.
Duke nisur që nga fundi i nëntorit, që përkon edhe me festat kombëtare, njerëzit kanë nisur të interesohen për festat e fundvitit për të vendosur se ku do të festojnë këtë vit.
Vendet më preferuara për të kaluar ndërrimin e viteve sipas agjensive janë Dubai, Praga, por edhe Malta
Një ndikim në rritjen e kërkesave për prenotimin e fluturimeve jashtë vendit për festat e fundvitit, kanë qenë çmimet e ulëta të biletave përmes linjave të udhëtimit low cost.