Rezervimet në Shëngjin, pushues të shumtë nga Polonia, Çekia, Italia
Në ditët e para të prillit në hoteleritë dhe resortet turistike të bregdetit të Shëngjinit, për sezonin turistik që po afron, vërehet një numër më i lartë rezervimesh së sezonin e vitit të kaluar.
Prenotime të shumta janë regjistruar nga pushues, polak, çek, italian por dhe shtete të tjera të Evropës.
“Ky vit është një vit shumë i mirë nga rezervimet që kemi deri tani, ka një rritje të kërkesës për sezonin turistik dhe shpresojmë që edhe ky ashtu si dhe viti i kaluar që ishte po ashtu një vit i suksesshëm dhe ky do të jete një vit akoma më i suksesshëm”, the një operator turistik.
“Këtë vit në resortin tonë shohim që ka më shumë kërkesa dhe më shumë rezervime mbi të gjitha bien në sy që janë më shumë klientë që vijnë nga Evropa perëndimore”, the një operator tjetër.
Kanë përfunduar risistemimet e mjediseve të brendshme me dhomat e pushimit, proces ky që kryhet çdo vit, dhe po u jepet dora e fundit mjediseve të jashtme dhe pishinave. Me 1 maj gjithçka parashikohet të jetë gati për fillimin e sezonit të ri turistik.