Rezoluta anti-korrupsion e PS, Rama: Nuk prek kompetencat e SPAK. Bashkëpunimi me opozitën, i nevojshëm

Rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion për kryeministrin Edi Rama nuk është për të prekur kompetencat e SPAK, përkundrazi për të vijuar para me “detyrat e Shqipërisë drejt integrimit në BE”.

Në një konferencë për gazetarët nga Kotori i Malit të Zi, Rama tha se në këtë komisioni debati dhe gjuha do te jetë teknike mes ekspertëve dhe gjuha e “sherreve politike do të vazhdojë në një hapësirë tjetër”.

“Korrupsioni ka qenë grangrenë, por tani është një fenomen shqetësues dhe ato reforma që prezantova janë edhe për anëtarësimin në BE. Kjo nuk lidhet me SPAK, më shumës e 50 % e detyrave për Shqipërisë janë detyra që lidhen me sistemin e drejtësisë. Plani i ri i Rritjes lidhet me reforma dhe masa të caktuara që janë dakordësuar dhe janë vendosur në tavolinë se cilat do të jenë dhe ato do të bëhen në rrugë e sipër që do behën në afat. A do ndërhyhet në SPAK? Këto janë muhabete kot se e para nëse do imagjinohet diçka e tillë do kalonte përmes ndryshimeve të kushtetutës. Si mundem unë të kem një synim të tillë kur isha unë me PS që i dhamë jetë SPAK dhe i japim sot mbështetjen pa ekuivok apo të kemi hapur gojën për të komentuar veprimtarinë e SPAK”, tha Rama.

I pyetur nëse ka sinjale nga opozita për t’iu bashkuar këtij komisioni, Rama tha se aktualisht drafti është në Kuvend dhe se bashkëpunimi me opozitën në disa prej çështjeve është i nevojshëm.

“Nuk jam në dijeni, di që është dorëzua rezoluta në parlament. Në këtë rast është e domosdoshme pasi për çështje të caktuara kërkohet një konsensus më i gjerë në parlament. Të gjitha partitë shqiptare nuk i diskutojnë që destinacioni është në BE dhe grindja është kush e çon më shpejtë. Sheret politike do vijojnë në hapësirat e tejra, por aty të flitet teknikisht me gjuhën e ekspertizës dhe jo me gjuhën e shthur të politikës së ditës”, tha Rama.

Partia Socialiste ka propozuar një draftrezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Në kuadër të kësaj rezolute PS ka propozuar edhe ngritjen e një Komisionin të Posaçëm Parlamentar, i cili do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin. Për këtë PS i shtrin dorën opozitës që përmes hartimit të një Plani Kombëtar Veprimi të merren masa konkrete.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.