Rezoluta e Komitetit të përbashkët me Parlamentin Europian, PD bën disa propozime
Të martën në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e komitetit të përbashkët mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, teksa Partia Demokratike, e ka kritikuar draft rezolutën. Deputetët demokratë kanë bërë disa propozime, duke u ndalur te shteti ligjor dhe mospërdorimit politik të drejtësisë.
Një çështje e përfshirë në propozimet e tyre është edhe asti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, ku PD akuzon mazhorancën për mosrespektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e mazhorancës, duke pretenduar edhe për ligje të tjera të rrëzuara nga kushtetuesja që, sipas tyre, shumica parlamentare nuk reflekton ndryshimet.
Opozita ngre shqetësim për lidhje mes politikës dhe krimit të organizuar, duke akuzuar se po përdoret si mekanizëm në zgjedhje, ndërsa shprehen se ka një mungesë të vullnetit politik për miratimin e një Kodi Zgjedhor konsensual dhe që përputhet me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Në rezolutë, opozita përmend edhe Komisionin Parlamentar të Posaçëm për “Fuqizimin e Reformave për Qeverisje të Mirë, Sundim të Ligjit dhe Antikorrupsion për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian,” i cili, sipas saj, u krijua në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus të gjerë politik. Sipas opozitës integrimi nuk mund të jetë proces përjashtues, por një proces gjithpërfshirës ku opozita duhet të ketë një rol themelor.