Lajme

Rezoluta e Komitetit të përbashkët me Parlamentin Europian, PD bën disa propozime

Të martën në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e komitetit të përbashkët mes Parlamentit Europian dhe  Shqipërisë, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, teksa Partia Demokratike, e ka kritikuar draft rezolutën. Deputetët demokratë kanë bërë disa propozime, duke u ndalur te shteti ligjor dhe mospërdorimit politik të drejtësisë.

Një çështje e përfshirë në propozimet e tyre është edhe asti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, ku PD akuzon mazhorancën për mosrespektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e mazhorancës, duke pretenduar edhe për ligje të tjera të rrëzuara nga kushtetuesja që, sipas tyre, shumica parlamentare nuk reflekton ndryshimet.

Opozita ngre shqetësim për lidhje mes politikës dhe krimit të organizuar, duke akuzuar se po përdoret si mekanizëm në zgjedhje, ndërsa shprehen se ka një mungesë të vullnetit politik për miratimin e një Kodi Zgjedhor konsensual dhe që përputhet me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Në rezolutë, opozita përmend edhe Komisionin Parlamentar të Posaçëm për “Fuqizimin e Reformave për Qeverisje të Mirë, Sundim të Ligjit dhe Antikorrupsion për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian,” i cili, sipas saj, u krijua në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus të gjerë politik.  Sipas opozitës integrimi nuk mund të jetë proces përjashtues, por një proces gjithpërfshirës ku opozita duhet të ketë një rol themelor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Realitete shqiptaro-italiane”/ Gazetari: Sjell dimensionin njerëzor dhe raportin mes dy vendeve

Gazetari Artur Nura ka zbuluar në RTSH 24 disa prej pika kryesore të emisionit të…

22 seconds ago

Tragjedia në hotelin e skive në Turqi, Ministria e Jashtme: Shqipëria, solidaritet të thellë me Turqinë

Ministria e Jashtme shqiptare ka shprehur ngushëllimet lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në një…

12 minutes ago

“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”, Hamilton çmend tifozët

“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”. Lewis Hamilton dhe Ferrari publikuan në rrjetet sociale…

5 hours ago

Liverpool bën 7 nga 7, përmbysje të çmendura nga Barça e Atletico

Një mbrëmje e çmendur në Champions League, me përmbysje të mëdha të arritura në frymën…

5 hours ago

Zbulohet treshja e moderatoreve që do prezantojnë Eurovision 2025

Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer do të bashkëprezantojnë Eurovision Song Contest 2025, që…

5 hours ago

Trump synon vendosjen e tarifës 10% ndaj Kinës duke filluar nga 1 shkurti

Donald Trump bëri ndryshime gjithëpërfshirëse menjëherë pas inaugurimit të tij të hënën (20 janar) duke…

5 hours ago

This website uses cookies.