Rezoluta e PE-së, Ilir Meta: Tregon situatën dramatike në vend, Rama drejton me regji SPAK-un
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar rezolutën e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-socimit mbi Shqipërinë duke theksuar se situata në vend është dramatike.
Meta vuri në dukje se qëndrimi i Parlamentit Evropian mbi ngritjen e komisioneve hetimore është një “nevojë ulëritëse e forcimit të llogaridhënies ndaj qeverisjes, sidomos përmes përdorimit të mekanizmit të mbikëqyrjes, përfshirë komisionet hetimore që janë një e drejtë kushtetuese dhe e pamohueshme e opozitës.”
Sipas Metës, përhapja e korrupsionit mbetet një shqetësim serioz në të gjitha fushat e jetës publike dhe të biznesit. Ai nënvizoi se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë dhe se drejtësia nuk mund të orientohet me regji nga kryeministri Rama.
“Kërkesa e drejtë drejtuar institucioneve shqiptare, sidomos të drejtësisë, për intensifikuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit, do të thotë se pritet dhënia fund e pandëshkueshmërisë, me veprime efektive, transparente dhe të vazhdueshme, jo sipas një sistemi që funksionon me regji dhe në mënyrë selektive, që përcakton kush dhe kur do të goditet sipas interesit politik të ditës së Kryeministrit”, tha më tej Meta.