Categories: LajmePolitikë

Rezoluta e PE-së, Ilir Meta: Tregon situatën dramatike në vend, Rama drejton me regji SPAK-un

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar rezolutën e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-socimit mbi Shqipërinë duke theksuar se situata në vend është dramatike.

Meta vuri në dukje se qëndrimi i Parlamentit Evropian mbi ngritjen e komisioneve hetimore është një “nevojë ulëritëse e forcimit të llogaridhënies ndaj qeverisjes, sidomos përmes përdorimit të mekanizmit të mbikëqyrjes, përfshirë komisionet hetimore që janë një e drejtë kushtetuese dhe e pamohueshme e opozitës.”

Sipas Metës, përhapja e korrupsionit mbetet një shqetësim serioz në të gjitha fushat e jetës publike dhe të biznesit. Ai nënvizoi se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë dhe se drejtësia nuk mund të orientohet me regji nga kryeministri Rama.

Kërkesa e drejtë drejtuar institucioneve shqiptare, sidomos të drejtësisë, për intensifikuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit, do të thotë se pritet dhënia fund e pandëshkueshmërisë, me veprime efektive, transparente dhe të vazhdueshme, jo sipas një sistemi që funksionon me regji dhe në mënyrë selektive, që përcakton kush dhe kur do të goditet sipas interesit politik të ditës së Kryeministrit”, tha më tej Meta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përgatitjet për Eurovision, “Shkodra Elektronike” rikthehet në RTSH, gati për turin

"Shkodra Elektronike" fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet intensivisht…

3 hours ago

Zelensky pranon bisedimet e paqes pasi SHBA ndërprenë inteligjencën

Ukraina dhe SHBA bien dakord të takohen në "të ardhmen e afërt". Një takim SHBA-Ukrainë…

3 hours ago

Koçiu: 10 menaxherë turq do t’i bashkohen stafeve drejtuese të 5 spitaleve në vend

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se 10 menaxherë nga Turqia…

3 hours ago

Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Senati italian ka miratuar sot (5 mars) me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme do të jetë me kthjellime, rriten temperaturat

Për ditën e sotme (6 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

3 hours ago

Spektakël në pushim, finalja e Kupës së Botës 2026 njësoj si finalja e Superbowl

Finalja e Kupës së Botës 2026 do të ketë për herë të parë në histori…

4 hours ago

This website uses cookies.