Rezoluta e PS për korrupsion, Basha: Bëhet vetëm për qëllime elektorale
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar rezolutën e PS për korrupsionin një akt elektoral që nuk ka si fokus shqetësimin e qytetarëve dhe luftën ndaj korrupsionin.
Pak para nisjes së seancës së Kuvendit ku do të diskutohet kjo rezolutë, Basha tha se PD nuk do ta votojë atë, ndërsa akuzoi qeverinë se po tenton të ndërhyjë në reformën në drejtësi.
“Në 11 vite qeverisje sjell një rezolutë që asnjë nuk e kupton. Çfarë i shërben kjo rezolutë luftës ndaj korrupsioni? Çfarë propozimesh konkrete ka kjo rezolutë në luftën ndaj korrupsionit? Nuk i di njeri, Kjo rezolutë është në rastin më të mirë një shfaqje paraelektorale në rastrin me të keq një përpjekje për t’iu kundërvënë reformës në drejtësi. PD do të votojë gjithçka që lufton korrupsionit dhe asgjë që dëmton reformën në drejtësi. E kanë votuar në mënyrë të njëanshme, e ka sjellë në një mënyrë të beftë pa diskutime, dhe duket se është një akt puro elektoral. Nëse do ishte e sinqertë do dëgjonin shqetësimet e opozitës dhe nuk do nxirrnin një rezolutë nga xhepi”, tha Basha.