Categories: LajmePolitikë

Rezoluta e PS për korrupsionin, Bardhi: Propagandë e Ramës, në 11 vite rrënjosi korrupsionin në çdo hallkë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi e ka cilësuar propagandë të qeverisë rezolutën e PS për korrupsionin. Duke akuzuar qeverinë Rama se ka 11 vite që e ka shtrirë korrupsionin në çdo hallkë të shtetit, Bardhi shton se nuk ka vullnet nga kjo qeveri për të luftuar këtë fenomen që i ka shtrirë rrënjët kudo.

“E vetmja pozitive në këtë qeveri është pranimi prej tij se na u dashka në fundin një përpjekje e veçantë kundër korrupsioni ndaj kësaj qeverie. Lufta ndaj korrupsionit është rrënjosur si asnjëherë më parë  në administratë dhe duket trajtuar si prioritet kombëtar, si çështje kritike për të ardhmen e Shqipërisë. Një nisëm e tillë do të ishte serioze dhe pozitive vetëm nëse ata që e propozojnë janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin. PD ka mbështetur luftën ndaj korrupsionit dhe ka bërë betejë prej 11 vitesh në këtë fenomen me qeverinë më të korruptuar në rajon dhe Evropë. Të luftosh korrupsioni ka nevojë për akte dhe veprime dhe jo rezolutë. Rama kishte 11 vite kohë të na tregonte një akt që ka vullnet për të luftuar korrupsionin dhe respektuar shtetin ligjor. Por Rama edhe luftën ndaj korrupsionin në fakt e konsideron dhe bën pjesë të propagandës së tij. Shqipëria ka humbur 11 vite pasi Rama tjetër thotë, tjetër premton dhe tjetër bën. Rama ka treguar se qeveria e tij është një regjim që përjetëson korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë”, tha Bardhi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fshati anglez që ka lidhje me pesë presidentë amerikanë

"John Adams? Fat të mirë!" Kjo është lmënyra e të folurit nga Mbreti George në…

35 seconds ago

Sot është “e hëna blu” dita më dëshpëruese e vitit

Sot, më 20 janar, shënohet “e hëna blu,” e njohur si dita më dëshpëruese e…

3 minutes ago

PD akuzon PS për propagandë zgjedhore, mosdakordësi edhe për kalendarin

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nuk u arrit dakordësia për miratimin e kalendarit të…

6 minutes ago

Pak orë nga lënia e Presidencës, Biden lëshon falje për Milley, Fauci dhe anëtarët e komitetit të 6 janarit

Pak orë para përfundimit të Presidencës së tij në SHBA, Joe Biden ka lëshuar disa…

9 minutes ago

Deklarata e Trump, TikTok rikthen shërbimin në SHBA pas mbylljes 14-orëshe

TikTok duket se do të kthehet në internet vetëm disa orë pasi Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump…

13 minutes ago

Liderët botërorë që do jenë prezentë në inaugurimin e Donald Trump, gazetarja Arapi zbulon detajet

Teksa na ndajnë pak orë nga inaugurimi i Donald Trump si presidenti 47-të i Shteteve…

25 minutes ago

This website uses cookies.