Rezoluta e PS për korrupsionin, Çuçi: T’i lëmë mënjanë interesat politike dhe të forcojmë shtetbërjen

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka prezantuar rezolutën e PS për korrupsionin ku kërkohen miratimi ngritjes së një komisioni të posaçëm, ku do të bashkëpunojnë të 3 pushtetet vendore për identifikimin e hallkave që kanë nevojë për forcim të shtetbërjes dhe luftimin e këtij fenomeni.

Çuçi tha se ky komisionin nuk do të ketë dallime dhe interesa politike, por fokusin do e ketë pikërisht në forcimin e ligjit dhe përafrimin e tij me legjislacionin e BE.

Ai ka kërkuar nga opozita ta votojnë rezolutën dhe të japin rekomandimet e tyre për ta plotësuar edhe më tej.

“I hapën rrugë krijimin e një gryke zjarri të re, krijimin e SPAK dhe GJKKO vetëm për të adresuar korrupsionin dhe i kemi hequr vetes goditjen e saj gryke zjarri që ne vetë e krijuar. Drejtësia vepron mbi pushtetin dhe e pavarur nga politike. Drejtësia e re dhe SPAK nuk është instrumenti i vetëm në çrrënjosjen e këtij fenomeni. Nuk janë të mjaftueshëm. Shteti ka fituar shumë terren të humbur të kësaj rrumpalle të sotme demokratike. Përgjatë të gjithë spektrit të shërbimeve publike është bërë një revolucion në ofron e shërbimeve dhe fuqia e korrupsionit ka rënë në mënyrë domethënëse ku 95 % e shërbimeve mund t’i kryesh nga celulari. Kemi shmangur kontaktin me punonjës të shtetit që ishin potencial për korrupsion. Sot po përfundon dhe epoka e zymtë e ecje-jakeve të qytetarëve dhe biznesit. Sot 68 % e dokumenteve qytetarët dhe bizneset i mbledhin dhe marrin vetë. Në këtë fazë të re ku është vendi, lufta ndaj korrupsionit duhet vijua duke bashkëpunuar të 3 pushtete në një front të vetëm, Për të adresuar të vërtetat dhe me domosdoshmërinë për forcimin e  sundimit të ligjit ne duhet të angazhohemi sot për ngritjen e një vale të reformimi. Kjo domosdoshmëri buron edhe nga procesi screaning dhe nga detyrat  tona në BE dhe harmonizimit të ligjit. Me miratimin e rezolutës dhe dëshirës për ta bërë të gjithë bashkë qoftë dhe me rekomandimet që kemi , sot i hapim rrugën ngritjes së një komisionit të posaçëm të përbashkët ,me aleatët me SHBA dhe ekspertizën dhe grupet e interesit, shoqërinë civile ku nuk do ketë në fokus interesat dhe dallimet tona politike, por procesin e shet-bërjes duke analizuar me objektiviteti të gjitha hallkat e shtetit dhe identifikuar hapat që duhen marrë për thellimin e reformimit të shtetit shqiptar”, tha Çuçi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.