Categories: BotaLajme

Rezoluta për armëpushim humanitar në Gaza pritet të kalojë në OKB, SHBA kërcënon me veton

Vendet arabe në OKB riafirmuan mbështetjen e tyre për projekt-rezolutën algjeriane, e cila bën thirrje për një armëpushim humanitar në Gaza. Marrëveshje që pritet të votohet në OKB, por SHBA ka thënë se do të vendosë veton dhe nuk do e miratojë një marrëveshje të tillë.

SHBA thotë se po punon me për një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit, e cila do të shihte lirimin e pengjeve dhe do të sillte një pauzë në luftimet për të paktën gjashtë javë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield tha se propozimi algjerian mund të rrezikojë “negociatat e ndjeshme” që synojnë ndërmjetësimin e një pauze të luftës, ndërsa paralajmëroi se nëse ky propozim do të dilte për votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk do të miratohej nga Uashingtoni.

“Gjatë javës së fundit, Presidenti Biden ka pasur telefonata të shumta me kryeministrin Netanyahu, si dhe me liderët e Egjiptit dhe Katarit, për të shtyrë përpara këtë marrëveshje. Megjithëse mbeten boshllëqe, elementët kryesorë janë në tryezë. Ne besojmë se kjo marrëveshje përfaqëson mundësinë më të mirë për të ribashkuar të gjithë pengjet me familjet e tyre dhe për të mundësuar një pauzë të zgjatur në luftime, që do të lejonte më shumë ushqime, ujë, karburant, ilaçe dhe sende të tjera thelbësore për të hyrë në duart e civilëve palestinezë që dëshpërimisht kanë nevojë për to. Rezoluta e paraqitur në Këshillin e Sigurimit, në të kundërt, nuk do t’i arrinte këto rezultate. Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin veprimin për këtë projekt-rezolutë. Nëse do të dalë për votim siç është hartuar, nuk do të miratohet”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield.

Nga ana tjetër kryeministri izraelit, Netanyahu përsëriti qëllimet e tij për të shkatërruar Hamasin dhe tha se forcat e tij do të luftojnë derisa Izraeli të arrijë “fitoren absolute”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

18 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

18 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

18 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

18 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

19 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

19 hours ago

This website uses cookies.