Rezoluta për konfiskimin e pasurive ruse, Basha: Mesazh për Putin dhe agresorët në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria të qëndrojë krah Kosovës!

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbrojtur vendimin e Komitetit politik të Këshillit të Europës për miratimin e propozimit për rezolutën për konfiskimin e mbi 300 miliardë euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. 

Duke folur në një konferencë shtypi me mediat në Tiranë zoti Basha tha se ky është një mesazh jo vetëm ndaj Vladimir Putin, por edhe ndaj agresorëve të tjerë potencialë në Ballkanin Perëndimor.

“Propozimi im mbi një temë për të cilën keni raportuar gjerësisht dhe ka të bëjë me konfiskimin e aseteve të federatës ruse të gjendura jashtë federatës ruse dhe të vendosjes së tyre në procesin e rimëkëmbjes dhe ndihmës ndaj Ukrainës, do të konkretizohet në një fond ndërkombëtar në një komision ndërkombëtar. Vendim i djeshëm vjen 24 orë pas një vendimi të ngjashëm me senatin e shba. Miratimi i një projektligji për një qasje të tillë edhe në SHBA” tha zoti Basha.

“Me një hap të tillë nuk është vetëm një mesazh ndaj Putinit por edhe në një tjetër vatër të nxehtë siç është Ballkani Perëndimor. Në shtator të vitit të kaluar u tentua e njëjta mënyrë siç po tentohet në Ukrainë. E kam fjalën për sulmin në Banjskë ku qëllimi ishte të imponohej me forcë një realitet i ri. Mesazhi që dërgojmë përmes konfiskimit të pasurive është mesazh paralajmërimi për të gjithë agresorët kudo në botë  por edhe në BP.” spjegoi keu i PD Lulzim Basha. 

Ai kujtoi se ka propozuar rialokimin e 50 mln euro ndihmë ushtarake për Kosovën, por s’ka marrë përgjigje nga qeveria Rama. “Pa asnjë diskutim ne si vend duhet të renditemi krah vendeve demokratike, krah Aleancës Euroatlantike. Shqipëria duhet të qëndrojë krah Kosovës. Kemi bërë një amendament për buxhetin që të rialokohen 50 milion euro ndihmë ushtarake për Kosovën. Ky propozim është mirëpritur në Kosovë dhe nga partnerët. Shpresoj në diskutim të përgjegjshëm dhe miratim të këtij amendamenti!” tha zoti Basha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.