Rezoluta për Kosovën/ Salianji: PS nuk pranonte ta votonte, bëhej përgjegjëse Serbia

salianji

salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji  ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama në deklaratat e tij nga foltorja e Kuvendit nuk bëri gjë tjetër, veçse mbrojti veten mbi qëndrimet e mbajtura ndaj Kosovës.

Salianji deklaroi se Partia Socialiste nuk pranonte votimin e rezolutës së Kosovës, pasi në të bëhej përgjegjëse Serbia dhe nuk pranonte hetimin ndërkombëtar.

Këto dy pika, theksoi salianji, iu imponuan Partisë Socialiste.

“Kryeministri mbrojti veten për qëndrimet e tij ndaj Kosovës, nuk foli për Vuçiqin dhe Serbinë por për armiqësinë me Kurtin dhe Kosovën.

E patë se si thotë një të pavërtetë: Edi Rama u detyrua të pranonte kërkesën tonë për të miratuar rezolutën sikurse e kishim paraqitur.

Fjalimi i tij ishte kundër kësaj rezolute, që gjasme e ka dakordësuar dhe PD, por me votë pro për të mos u turpëruar andej këtej kufirit për votën e tij.

PS nuk pranonte që të votohej rezoluta e Kosovës sepse në të bëhej përgjegjëse Serbia.

PS nuk pranonte rezolutën sepse nuk pranon hetimin ndërkombëtar. Këto dy pika iu imponuan PS.

Ai thotë që KFOR të ketë nën mbikëqyrje veriun e Kosovës. KFOR gjithmonë e ka patur në kontroll veriun në Kosovë.

KFOR nuk ka kërkuar të marrë nën kontroll qytetet sepse policia e Kosovës ka kontroll real dhe sot bandit kriminale atje nuk janë më, ose duke kaluar kufirin drej Serbisë, ose janë në burg.

Sot Policia e Kosovës ka kontroll të plotë. Pse e bëni këtë propozim sot?

Pse Rama merret me veriun, Kosovë, Kurtin dhe jo me Vuçiqin?

Pse nuk merret Edi Rama me Vuçiqin që vret policë të Kosovës, por me Kurtin dhe qeverinë e tij?”, u shpreh Salianji.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.