Rezoluta që dënon sulmin serb në Kosovë, Kuvendi e diskuton më 12 tetor

kuvend rezolute 1

kuvend rezolute 1

Seanca e Posaçme e Kuvendit të Shqipërisë që do të diskutojë për rezolutën për të dënuar sulmin në Banjskë të Kosovës do të mbahet më 12 tetor.

Kjo datë është vendosur në konferencën e kryetarëve e cila është shoqëruar me debate ku kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratikë, Gazment Bardhi kërkoi seancë urgjente për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë.

Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. Parlamenti Evropian e ka zhvilluar”, tha Bardhi.

Duke folur edhe për mediat jashtë kryesisë së Kuvendit, Gazment Bardhi ka theksuar se rezoluta për Kosovën ku do të dënohen sulmet serbe, nuk mund të pasqyrojë atë të qëndrimit të Serbisë siç është propozuar nga Partia Socialiste për të cilën Bardhi theksoi se duhet të jetë gabim.

“Pa diskutim që mes qëndrimit të Kosovës që është hetimi ndërkombëtar dhe qëndrimit të Serbisë që hetimi të kryhet nga autoritetet serbe, besoj edhe ne por edhe grupi i saj parlamentar do të duhet të mbështesë qëndrimin e Kosovës.

Pra, do të duhet të ketë një hetim ndërkombëtar. Nuk mundet rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë të pasqyrojë nën të qëndrimin e Serbisë në rezolutën tonë”, u shpreh Bardhi.

Ai theksoi më tej se “ngjarja ka ndodhur në territorin e Kosovës. Ajo është një çështje që hetohet nga institucionet e drejtësisë në Kosovë. Qëndrimi i Kosovës ka qenë që të ketë një hetim ndërkombëtar mbi rolin dhe përgjegjësinë e republikës së Serbisë të cilën ne e mbështesim 100 për qind

Në konferencën e kryetarëve palët kanë rënë dakord të dalin me një rezolutë të përbashkët për dënimit e sulmit të 24 shtatorit në Kosovë e cila do të paraqitet në Kuvendin më 12 tetor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.