Categories: LajmeRajoni

Rezolutë për sulmin në veri, Kosova kërkon hetim ndërkombëtar të sulmeve në Banjskë

Kuvendi i Kosovës e nisi punën me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë në veri më 24 shtator. 

Në seancën e së enjtes deputetë miratuan edhe një Rezolutë që dënon sulmin e së dielës mbi Policinë e Kosovës nga një grup terrorist serb.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti bëri thirrje nga Kuvendi i Kosovës që faktori ndërkombëtar të sanksionojë dhe ndëshkojë Serbisë për sulmin të së dielës ndaj Policisë në Banjskë.

Për këtë akt të agresionit ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse kalon e pandëshkuar ajo atëherë do të përsërisë krimin. Armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që i kishin profesionistët serbë të cilët sulmuan në Banjskë të dielën janë që të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë”, tha Kurti.

Kurti u kërkoi shteteve partnere të Kosovës t’i shpallin terroriste organizatat që veprojnë në veri “Mbrojta Civile” dhe “Brigada e Veriut.“

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

3 hours ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

3 hours ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

17 hours ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

18 hours ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

19 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

19 hours ago