Rezultat historik për mundjen shqiptare, 3 sportistë kualifikohen në Olimpiadë
![mundjen shqiptare](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/05/mundjen-shqiptare.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Mundësi Chermen Valiev kualifikohet për Lojërat Olimpike Paris 2024. Pas Zelimkhan Abakarovit, të kualifikuar si finalist i Botërorit dhe Islam Dudaevit, i cili e siguroi dje biletën për në “Paris 2024”, mundja shqiptare ka marrë një tjetër kualifikim me normë për në Olimpiadë.
Chermen Valiev, afrimi më i fundit nga Rusia, i natyralizuar me pasaportë shqiptare, ka shkëlqyer në debutimin e tij nën flamurin kuqezi. Valiev ia ka dalë të arrijë normën kualifikuese në turneun botëror që po mbahet në Stamboll.
Një rezultat historik për mundjen shqiptare që arrin 3 norma olimpike.