Rezultatet negative të “Pisa 2022”- Janaqi: Të rishikohen politikat arsimore, të përshtaten me kërkesat e kohës

Gert Janaqi

Gert Janaqi

Aftësitë e nxënësve në Shqipëri në lëndët e matematikës, leximit dhe shkencës janë përkeqësuar. Ky përfundim doli nga rezultatet e testimit ndërkombëtar “Pisa 2022”  ku Shqipëria u pozicionua në vendin e 62 nga 80 vende pjesëmarrëse, një vend më poshtë në krahasim me vitin 2018.

Në matematike, Shqipëria mori vlerësimin prej 368 pikë, 69 pikë më pak nga “Pisa 2018”. Edhe në aftësinë e nxënësve për të lexuar rezultojmë shumë më dobët nga testi i fundit.

Nisur nga rezultatet ekspertet e arsimit kërkojnë të ndërhyrjet në mënyrë të menjëhershme përsa i takon kurrikulës shkollore, cilësisë në mësimdhënie dhe infrastrukturës në institucionet edukuese.

I ftuar në emisionin “Jetë shqiptare”, Gert Janaqi, Drejtor i Agjensisë së Sigurimit dhe Cilësisë së Arsimit Parauniversitar u shpreh se përvec pandemisë, rol ka luajtur edhe tërmeti.  Sipas tij element që na prek më shumë ne ka të bëjë me infrastrukturën digjitale ndaj ai shtron se politikat arsimore duhet të rishikohen dhe  të përshtaten me kërkesat e kohës.

“Është hera e parë që ka një diskurs kaq të gjerë për Pizë-n. Sistemi arsimor ka dy lloje vlerësime ato të brendshmme dhe ndërkombëtare. Ne marrim pjesë në Piza prej vitit 2009-të. Nuk është një detyrim, por ministritë përkatëse të çdo shteti e kanë parë Piza-n si të besueshme për të korrigjuar veten në menaxhimin e politikave të tyre arsimore.

Piza 2022 solli një panoramë të gjerë me një sistem alarmi për të gjitha shtëtet.

Ka ndikuar pandemia, por ndryshe nga shtete e tjera tek vendi ynë ndikojë edhe tërmeti. ECD vë re një rënie të studentëve, mos angazhimine 15-vjeçarëve, të cilën e lidhin me 2 faktorë. Cilësinë e ulët të mësimit online dhe me rënien e angazhimin e familjes.

Element që na prek ne ka të bëjë me infrastrukturën digjitale pasi ato mendojnë se është e ardhmja ndaj testi i Pizë-s është një format digjital. Dhe e dyta ka të bëjë me cilësinë e trajnimeve të mësuesve.

Po ashtu buxhetimi është një faktor tjetër, por vlerësimet lidhen më shumë me përformancën nga ana akademike.

Sfidat për të ndryshuar reformat në arsim janë shumë të vështira. Duhet të ketë një rishikim të politikave, pra të ketë një raport më i mirë të Piza, për të ditur më shumë. Politikat arsimore të rishikohen, të përshtaten me kërkesat e kohës” tha ai.

Nga ana tjetër, për Adriatike Lami, eksperte arsimi rezultatet ishin të pritshme.  “Duhen strategji të reja që të ndihmojnë arsimin. Nuk jam e suprizuar nga kjo renditje pasi vihet re një rënie. E prisja rënien në lexim, ndërkohë që rezultoi matematika. Të gjitha raportet janë sikurse në vitin 2009.

Irsa Ruçi, eksperte arsimi u shpreh se “Ka humbur shpresa në arsim, jo vetëm tek vendi jonë. Pra ka një qasje që po shkon drejt largimit nga dija.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.