Aftësitë e nxënësve në Shqipëri në lëndët e matematikës, leximit dhe shkencës janë përkeqësuar. Ky përfundim doli nga rezultatet e testimit ndërkombëtar “Pisa 2022” ku Shqipëria u pozicionua në vendin e 62 nga 80 vende pjesëmarrëse, një vend më poshtë në krahasim me vitin 2018.
Në matematike, Shqipëria mori vlerësimin prej 368 pikë, 69 pikë më pak nga “Pisa 2018”. Edhe në aftësinë e nxënësve për të lexuar rezultojmë shumë më dobët nga testi i fundit.
Nisur nga rezultatet ekspertet e arsimit kërkojnë të ndërhyrjet në mënyrë të menjëhershme përsa i takon kurrikulës shkollore, cilësisë në mësimdhënie dhe infrastrukturës në institucionet edukuese.
I ftuar në emisionin “Jetë shqiptare”, Gert Janaqi, Drejtor i Agjensisë së Sigurimit dhe Cilësisë së Arsimit Parauniversitar u shpreh se përvec pandemisë, rol ka luajtur edhe tërmeti. Sipas tij element që na prek më shumë ne ka të bëjë me infrastrukturën digjitale ndaj ai shtron se politikat arsimore duhet të rishikohen dhe të përshtaten me kërkesat e kohës.
“Është hera e parë që ka një diskurs kaq të gjerë për Pizë-n. Sistemi arsimor ka dy lloje vlerësime ato të brendshmme dhe ndërkombëtare. Ne marrim pjesë në Piza prej vitit 2009-të. Nuk është një detyrim, por ministritë përkatëse të çdo shteti e kanë parë Piza-n si të besueshme për të korrigjuar veten në menaxhimin e politikave të tyre arsimore.
Piza 2022 solli një panoramë të gjerë me një sistem alarmi për të gjitha shtëtet.
Ka ndikuar pandemia, por ndryshe nga shtete e tjera tek vendi ynë ndikojë edhe tërmeti. ECD vë re një rënie të studentëve, mos angazhimine 15-vjeçarëve, të cilën e lidhin me 2 faktorë. Cilësinë e ulët të mësimit online dhe me rënien e angazhimin e familjes.
Element që na prek ne ka të bëjë me infrastrukturën digjitale pasi ato mendojnë se është e ardhmja ndaj testi i Pizë-s është një format digjital. Dhe e dyta ka të bëjë me cilësinë e trajnimeve të mësuesve.
Po ashtu buxhetimi është një faktor tjetër, por vlerësimet lidhen më shumë me përformancën nga ana akademike.
Sfidat për të ndryshuar reformat në arsim janë shumë të vështira. Duhet të ketë një rishikim të politikave, pra të ketë një raport më i mirë të Piza, për të ditur më shumë. Politikat arsimore të rishikohen, të përshtaten me kërkesat e kohës” tha ai.
Nga ana tjetër, për Adriatike Lami, eksperte arsimi rezultatet ishin të pritshme. “Duhen strategji të reja që të ndihmojnë arsimin. Nuk jam e suprizuar nga kjo renditje pasi vihet re një rënie. E prisja rënien në lexim, ndërkohë që rezultoi matematika. Të gjitha raportet janë sikurse në vitin 2009.
Irsa Ruçi, eksperte arsimi u shpreh se “Ka humbur shpresa në arsim, jo vetëm tek vendi jonë. Pra ka një qasje që po shkon drejt largimit nga dija.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.