Kryetarja pro-perëndimore Maia Sandu ka fituar një mandat të dytë në detyrë në zgjedhjet presidenciale në Moldavi, sipas rezultateve paraprake.
Zgjedhjet e balotazhit u panë si një tregues vendimtar nëse shtrirja gjeopolitike afatgjatë e vendit do të jetë me Rusinë apo Evropën.
Presidentja pro-perëndimore, Sandu, e cili ka intensifikuar përpjekjet e vendit për t’u shkëputur nga ndikimi i Moskës, po përballej me Alexandr Stoianoglo (figurë e përshkruar si e afërt me Moskën) nga Partia Socialiste, në raundin e dytë të votimit të dielën.
Me 98% të votave të numëruara, Sandu kryesoi me 54.35%. Me vetëm një pjesë të votave të diasporës së vendit ende të pazgjidhura, analistët thanë se Sandu kishte garantuar rizgjedhjen.
Rezultatet e hershme treguan se diaspora e madhe moldave, që përbën rreth 20% të elektoratit, kishte votuar me shumicë dërrmuese për Sandu. Rezultati do të jetë një nxitje e rëndësishme për Sandu dhe agjendën e saj afatgjatë të BE-së.
Në fjalimin e saj të fitores, të mbajtur pasi u numëruan pothuajse të gjitha votat, Sandu tha se synimi i saj parësor për vitet në vijim do të jetë që të shërbejë si presidente për të gjithë qytetarët.
“Sot, të dashur moldavë, ju keni dhënë një mësim për demokracinë, të denjë për t’u shkruar në librat e historisë… Liria, e vërteta dhe drejtësia kanë triumfuar,” tha ajo.
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së dielë në kampionatin italian. Milani fiton…
Organizata Botërore e Ushqimit po zbaton një Projekt me fermerë që mbarështojnë derra, në Bashkinë…
Ne kemi zgjedhur modelin e punës, përkushtimit dhe rezultateve konkrete, për çdo banor, në çdo…
Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, po vijon takimet me biznesin në Shkodër. Zhvillimet që…
Kandidati I PS për qarkun Shkodër, Shkelqim Sterkaj, së bashku me kandidiatët e tjerë të…
Kukësi mirëpriti në një takim kryetarin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshi. Shtresat sociale në…
This website uses cookies.