“Riaftësimi i shpejtë i sportistëve pas stërvitjes”, Departamenti i Edukimit Fizik dhe i Sporteve leksion të hapur me studentët
Departamenti i Edukimit Fizik dhe i Sporteve në Universitetin e Shkodrës “ Luigj Gurakuqi” ka zhvilluar ditën e sotme një leksion të hapur me studentë të kësaj dege, ku i ftuar ishte profesori amerikan Fhil Bishop .
Tema e ketij leksioni ishte “Riaftesimi i shpejtë i sportistëve pas stërvitjes”.
Aktivitete të tilla janë pjesë e kësaj dege, por pjemarrja në këtë leksion i një prej trajnerëve të njohur në amerike është mjaft e rëndësishme, thotë shefi i Departamenti të Edukimit Fizik, Gjulio Zefi .
Pjesë e këtij takimi ishin studentë të universitetit të Shkodrës, pedagogë, por edhe sportistë e trajnerë të sporteve të ndryshme në Shkodër.