Ribotohet romani i parë në shqip, vepra “Marcia” erdhi në 160-vjetorin e lindjes së autorit Dom Ndoc Nikaj

Në Bibliotekën “Zoja e Shkodrës”, miq të librit morën pjesë në promovimin e romanit të parë në gjuhën shqipe “Marcia” të Dom Ndoc Nikaj. Në 160-vjetorin e lindjes së tij, vepra erdhi e ribotuar pas 131 vitesh.
Për figurën e Dom Ndoc Nikaj u shpreh edhe studiuesi i tij, Dom Nikë Ukgjini.
Dom Ndoc Nikaj ishte vërtetë një “apostull” i kulturës shqiptare, apostull dhe luftëtar i palodhshëm e i patrembur i idesë kombëtare. Tërë jetën e vet e shkriu në shërbim të ngritjes shpirtërore dhe kulturore të popullit.