Rifillon bora në male – Akset e kalueshme, nevojiten zinxhirë për mjetet motorike

rikthehet bora nne male f

Kjo e premte ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 metër.

Që prej mesnatës, firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e akseve Bogë-Theth dhe Lepushë-Vermosh kanë nisur punën për zhbllokimin e rrugëve. Sipas specialistëve të Autoritetit Verior të Rrugëve, puna është përqendruar në Qafë Thore si dhe në Qafë të Predelecit.

Të dyja këto pika janë të një rëndësie të veçantë për shkak të lidhjes që bëjnë me dy zona turistike, e para më Thethin, ndërsa e dyta me Lëpushën dhe Vermoshin.

Autoriteti Verior i Rrugëve bën me dije se akset janë të çelura, por nevojitet pajisja me goma dimërore dhe zinxhirë.

Pritet që në fundjavë të ketë qarkullim të shtuar për shkak edhe të frekuentimit të Thethit dhe zonave të Kelmendit.

 Ndaj, specialistët rrugorë  ndaj drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore si dhe të pajisen me goma dimërore apo zinxhirë.

Pas përfundimit të pastrimit të borës në këto akse, puna do të vijojë për krijimin e xhepave në mënyrë që të mos ketë bllokime apo vështirësi në ndërrimin e automjeteve.

Mjetet e pastrimit dhe punonjësit do vijojnë të jenë në terren pasi e shtuna pritet të sjellë ulje të temperaturave, shoqëruar me ngrica.

Ndaj, firmat që mirëmbajnë këto akse do vijojnë me kriposjen e rrugëve me qëllim parandalimin e çdo problematike.

Nga ana e Prefekturës dhe Emergjencave Civile nuk raportohen problematika as në bashkitë e tjera të qarkut Shkodër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.