Kjo e premte ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 metër.
Që prej mesnatës, firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e akseve Bogë-Theth dhe Lepushë-Vermosh kanë nisur punën për zhbllokimin e rrugëve. Sipas specialistëve të Autoritetit Verior të Rrugëve, puna është përqendruar në Qafë Thore si dhe në Qafë të Predelecit.
Të dyja këto pika janë të një rëndësie të veçantë për shkak të lidhjes që bëjnë me dy zona turistike, e para më Thethin, ndërsa e dyta me Lëpushën dhe Vermoshin.
Autoriteti Verior i Rrugëve bën me dije se akset janë të çelura, por nevojitet pajisja me goma dimërore dhe zinxhirë.
Pritet që në fundjavë të ketë qarkullim të shtuar për shkak edhe të frekuentimit të Thethit dhe zonave të Kelmendit.
Ndaj, specialistët rrugorë ndaj drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore si dhe të pajisen me goma dimërore apo zinxhirë.
Pas përfundimit të pastrimit të borës në këto akse, puna do të vijojë për krijimin e xhepave në mënyrë që të mos ketë bllokime apo vështirësi në ndërrimin e automjeteve.
Mjetet e pastrimit dhe punonjësit do vijojnë të jenë në terren pasi e shtuna pritet të sjellë ulje të temperaturave, shoqëruar me ngrica.
Ndaj, firmat që mirëmbajnë këto akse do vijojnë me kriposjen e rrugëve me qëllim parandalimin e çdo problematike.
Nga ana e Prefekturës dhe Emergjencave Civile nuk raportohen problematika as në bashkitë e tjera të qarkut Shkodër.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.