Rihap dyert kinema “Republika”, kryebashkiaku Benet Beci: Jam i kënaqur, rikonstruksioni i plotë vijon

Kinemaja e vetme e Shkodrës, tashmë pagëzuar me emrin e saj tradicional “Republika”, ka rihapur dyert. Eventi “Ekrani i Artit”, të edicionin e tij të 7- të ka startuar pikërisht në këto ambiente. Kryebashkiaku Benet Beci, shpreh kënaqësinë e tij për rivendosjen e kinemasë në punë , ndërsa shton se puna për rikonstruksionin e plotë vijon.
Pas mëse 20 vitesh në administrim privat, thuajse duke humbur krejtësisht funksionin e saj të parë, atë të projektimit të filmave, kinemaja u mor nën administrimin e Bashkisë Shkodër nga data 8 nëntor e vitit të kaluar.