Rihap dyert Pallati i Kulturës në Lezhë / Ky institucion kulturor është rikonstruktuar dhe kthyer në kushte bashkëkohore
Pallati i Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë rihapi dyert për artistat dhe publikun, pas një transformimi rrënjësor që ka pësuar e gjithë godina.Inagurimi i rikonstruksionit të këtij institucioni mjaft të rëndësishëm kulturor u bë përmes një ceremonie të veçantë, ku u ngjitën në skenë dhjetra artistë nga Lezha dhe më gjërë me një sallë të mbushur me qytetarë.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se transformimi i shtëpisë së artit dhe kulturës është një moment mjaft i rëndësishëm për këtë qytet, ndërsa në të njejtën linjë ishte dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Pallati i Kulturës dhe biblioteka publike e qytetit të Lezhës u rikonstruktuan në kuader të programit të rindërtimit nga tërmeti, duke u kthyer në kushte bashkëkohore, ndërsa vlera e investimit kapi vlerën e 220 milion lekëve.