Rihapet Ambasada e SHBA-së në Kiev – Rinis dhënia e shërbimeve pas ndërprerjes së përkohshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë rifilloi këtë të enjte funksionimin normal të punës pasi u mbyll një ditë më parë për shkak të kërcënimeve për një sulm të mundshëm ajror. “Ambasada e SHBA në Kiev ka rifilluar shërbimet pas një pezullimi të përkohshëm të punës” – shkroi ambasadorja amerikane në Ukrainë Bridget Brink në rrjetin X.

“Inkurajojmë qytetarët amerikanë që të qëndrojnë vigjilentë, të monitorojnë lajmet nga burimet zyrtare të Ukrainës për përditësime dhe të jenë të përgatitur të strehohen nëse shpallet një alarm ajror”, shtoi ajo.

Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit kishte njoftuar më herët se priste që ambasada e Kievit të rifillonte funksionimin normal të enjten. Ambasada italiane, spanjolle dhe ajo greke mbyllën dyert gjithashtu të mërkurën për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për sulme ajrore, ndërsa ambasada franceze qëndroi e hapur, por u bëri thirrje qytetarëve të saj të jenë të kujdesshëm.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se mesazhet që nxisin panik ndihmojnë Rusinë, por paralajmëroi ukrainasit që t’u kushtojnë vëmendje alarmeve të sulmeve ajrore. “Ne kemi një fqinj që është i çmendur”, tha ai gjatë fjalimit të mbrëmjes.

Të martën Moska akuzoi Kievin se kishte përdorur raketat amerikane ATACAMS për të goditur një objektiv në rajonin e Brianskut, ndërsa e përshkroi sulmin si një përshkallëzim në luftën 1000-ditore. Ndërkohë agjencia ushtarake e spiunazhit të Ukrainës tha se Rusia po përpiqet të krijojë panik duke shpërndarë mesazhe të rreme në internet në lidhje me një sulm me raketë dhe dron.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.