Rihapet Muzeu Etnografik i Lezhës, problem ambientet e kufizuara, të ekspozuara më pak se gjysma e objekteve
Muzeu Etnografik i Lezhës ka rihapur dyert për vizitorët në fund të vitit 2023, dy vite pasi ishte mbyllur, për shkak të rikonstruksionit të Pallatit të Kulturës.Pjesë e ndërhyrjeve ishin dhe ambientet ku është vendosur muzeu, i cili ka një fond prej 842 objektesh, që i përkasin shekullit të 19-të. Për shkak të ambienteve të kufizuara janë ekspozuar më pak se gjysma e tyre dhe pjesa tjetër qëndron e mbyllur në bodrumin e bibliotekës.
Muzeu Etnografik është rihapur dy muaj më parë dhe gjatë kësaj periudhe është vizituar nga më shumë se 600 persona, ndërsa interesi më i lartë është për pavionin e armëve të prodhimit artizanal.
Rajoni i Lezhës është një zonë e pasur me kulturë, histori dhe traditë, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, numri i të cilëve ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit.