Categories: KulturëLajme

Rihapet Muzeu Etnografik i Lezhës, problem ambientet e kufizuara, të ekspozuara më pak se gjysma e objekteve

Muzeu Etnografik i Lezhës  ka rihapur dyert për vizitorët në fund të vitit 2023, dy vite pasi ishte  mbyllur, për shkak të rikonstruksionit të Pallatit të Kulturës.Pjesë e ndërhyrjeve ishin dhe ambientet ku është vendosur muzeu, i cili ka një fond prej 842 objektesh, që  i përkasin shekullit të 19-të. Për shkak të ambienteve të kufizuara janë ekspozuar më pak se gjysma e tyre dhe pjesa tjetër qëndron e mbyllur në bodrumin e bibliotekës.

Muzeu  Etnografik  është rihapur dy muaj më parë dhe gjatë kësaj periudhe  është vizituar nga më shumë se 600 persona, ndërsa interesi më i lartë është për pavionin e armëve të prodhimit artizanal.

Rajoni i Lezhës është një zonë e pasur me kulturë, histori dhe traditë, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, numri i të cilëve ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

21 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

21 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

21 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

21 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

22 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

22 hours ago

This website uses cookies.