Rihapet Tregu i Rusit – Investimi 36 mln lekë transformon tregun e njohur në Shkodër
Ashtu siç ishte paralajmëruar nga kryebashkiaku Benet Beci, kjo e dielë ka shënuar edhe hapjen e tregut tërësisht të rikonstruktuar, Tregut të Rusit.
Një investim modern, që ka sjellë përmirësime të dukshme të kushteve të tregtimit.
Tregtarët dhe qytetarët shprehen të kënaqur me ambientet moderne dhe funksionale, falë investimimit, i cili ka qenë shumë i nevojshëm.
Investimi në Tregun e Rusit kap shifrën e 36.6 milion lekëve, si bashkëfinancim i Bashkisë Shkodër dhe AZHBR.
Rikonstruksioni i këtij tregu shërben për përmirësimin e kushteve të tregtimit sipas standarteve për shitesit dhe blerësit e produkteve, duke krijuar një ambjent funksional dhe higjenik si dhe duke siguruar mbrojtjen nga faktorët atmosferikë. Përmes këtij investimi, tashmë është bërë e mundur ndërhyrja në sistemimin e sheshit, ndërtimi i mbulesës së merkatës, ndriçimin, ndërtimi i moduleve të reja për tregtarët ambulant, përmirësimi i kushteve të tregtimit dhe ruajtja e produkteve deri në tavolinën e konsumatorit.
Investimi është përfunduar në një kohë rekord prej 5 muajsh, prej 12 të parashikuar, me qëllim që tregtarët të riktheheshin në vendet e tyre për t’i shërbyer konsumatorëve edhe në këto ditë festive të dhjetorit.