Riintegrimi në shkollë i fëmijëve të riatdhesuar nga Siria

0c610d0ca6074e55b00b8f5bbb22a3dd

0c610d0ca6074e55b00b8f5bbb22a3dd

Rreth 144 shtetas shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe burra iu bashkuan konflikteve në Irak dhe Siri gjatë viteve 2012-2015. Në vijim, qeveria shqiptare ka riatdhesuar nga kampi i Al-Holit në Siri, 37 gra dhe fëmijë, të cilët u përfshin në një proces rehabilitimi dhe riintegrimi. 

Për të asistuar përfshirjen në sistemin arsimor të fëmijëve të kthyer nga zonat e konfliktit u hartua edhe një udhëzim i Ministrit të Arsimit dhe Sporteve. Në vijim të këtij udhëzimi, strukturat bashkiake në bashkëpunim me stafet shkollore punuan për të hartuar plane individuale të riintegrimit në sistemin arsimor. 

Në kuadër të këtyre proceseve, përfshirja në sistemin arsimor konsiderohet si një komponent shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe të nxënit në fëmijërinë e hershme.

Të rritesh dhe jetosh në zonat e konfliktit nuk është aspak e lehtë, pasi lufta dhe izolimi pengojnë procesin e të nxënit dhe sigurisht, për shkak të traumave apo stanjacionit, fëmijët nuk e arrijnë potencialin e tyre të plotë. 

Të gjithë fëmijët meritojnë një mundësi që të rriten e të bëhen individë të shëndetshëm, të edukuar dhe të aftë, pavarësisht se ku dhe kur kanë lindur. 

Vitet e para te jetës janë vitet më formuese në jetën e fëmijëve. Në këtë fazë përcaktohen themelet e shprehive të tyre dhe krijohen modelet për gjithë jetën. Megjithatë, fëmijët nuk duhet të privohen nga potenciali i tyre pavarësisht se mund jetojnë në rrethana të vështira apo zona konflikti, sikurse është edhe rasti i fëmijëve shqiptarë të riatdhesuar nga zonat e konfliktit. 

Pas kthimit nga zonat e konfliktit, fëmijët janë asistuar me mësime mbështetëse në lëndët përkatëse dhe në gjuhën shqipe për t’u përfshirë lehtësisht në sistemin arsimor së bashku me moshatarët e tyre.

Bukurie Selimaj punon si ndihmës mësuese në mbështetje të procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit të fëmijëve të kthyer nga zonat e konfliktit në Siri.

Puna e saj u përqendrua në procesin mësimor në shkollat ku fëmijët e riatdhesuar kanë ndjekur arsimin e detyrueshëm, ku prioritet është arritja e objektivave mësimorë, në mënyrë që nxënësit të jenë në një hap me bashkëmoshatarët e tyre dhe të përfshihen në të gjitha aktivitetet sociale dhe kulturore të organizuara nga shkolla, pavarësisht se vinin nga një realitet tjetër.

Orët e para ishte marrëdhënia më strikte, por më pas filloi edhe që të ‘hapeshin’ dhe të çliroheshin për pyetje rreth shkollës apo gjërave që iu bënin përshtypje,” thotë ajo.

Për sa i përket rasteve të suksesit, Bukuria rrëfen se puna e vazhdueshme bëri që ata të ndërgjegjësohen për rolin e edukimit, të zhvillojnë qëndrime pozitive dhe të mësohen me idenë se shkolla është e ardhmja e tyre për një jetë më të mirë.

Ajo shprehet se nëse në fillim të programit, fëmijët ndiheshin të huaj dhe të mbyllur në vetvete, për shkak të një realiteti të ri përballë tyre, sot mund të themi me bindje të plotë se ata janë shumë të socializuar dhe shumë më aktivë kur ndërveprojnë me moshatarët e tyre.

Ka pasur raste kur nxënësit kanë ecur shumë mirë, me rezultate të arrira, por ka pasur edhe raste te mesatarja, në bashkëpunim me nxënësit por edhe më mësuesit e tyre. Jemi munduar që të bëjmë maksimumin që të përshtaten me mësimin por edhe me marrëdhëniet shoqërore, të bëhen të barabartë me të tjerët,” thekson znj. Selimaj.

Lidhur me sjelljen e shoqërisë përballë këtij realiteti të ri, Bukuria thotë se në përgjithësi është vënë re një klimë mikpritëse ndaj të kthyerve. Shqipëria është kthyer në model në Ballkanin Perëndimor, pasi po e trajton rehabilitimin dhe riintegrimin përmes një qasje shumë disiplinore dhe multiaktoriale falë punës koordinuese të Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Bukurie Selimaj

Sigurisht që, proceset R&R janë të suksesshme nëse punohet paraprakisht për forcimin e kohezionit social të komuniteteve pritëse. Personat që kthehen duhet të ndihen të mirëpritur dhe të pranuar jo vetëm nga familjarët, por edhe nga komuniteti, pasi përshtatja dhe riintegrimi është më i qëndrueshëm nëse ata gjejnë mbështetjen e duhur. Riintegrimi është më efektiv dhe jep rezultate më të qëndrueshme nëse punohet paralelisht me përfshirjen në jetën shoqërore, menaxhimin dhe kontrollin e emocioneve si dhe me shumë aspekte të tjera që kanë të bëjnë me riaftësimin social dhe psikologjik.

Në fillim fëmijët ishin të ndrojtur, por stafet e shkollave kanë qenë shumë bashkëpunues dhe i kanë pritur mirë bashkë me nxënësit. Nuk kemi pasur probleme me mospranimin e tyre. Pasi u ndjenë të sigurt dhe të bindur në atë që ne po përpiqeshim të përçonim te ta, fëmijët filluan të ishin më bashkëpunues dhe të gatshëm për të punuar drejt qëllimeve. Për shembull, fëmijët që më parë nuk kishin njohuri për lexim ose shkrim, tani mund të lexonin materiale mësimore dhe të performonin në mënyrë të kënaqshme në ato lëndë falë inkurajimit dhe motivimit për të lexuar jashtë klase, gjë që ka rritur ndjeshëm produktivitetin e tyre,” shton znj. Selimaj.

Por, Selimaj rekomandon që mbështetja për këta fëmijë të vijojë edhe në të ardhmen.

Fëmijët janë e ardhmja, ndaj mendoj se e kanë të nevojshme të kenë mbështetje edhe për një periudhë të caktuar. Kanë nevojë ti përshtaten kësaj jete të re, u duhet kohë për përshtatshmërinë me shoqërinë.

Mbështetja e fëmijëve për të rritur performancën mësimore duhet të vazhdojë edhe më tej, ndjekur edhe nga gjetja e mekanizmave që garantojnë akses për fëmijët e kthyer dhe vulnerabël në strukturat dhe programet e zhvillimit të fëmijërisë së hershme, si dhe më tej përmes nxitjes së programeve të prindërimit, ku prindërit marrin informacione të përshtatshme për rëndësinë e të nxënit të hershëm dhe të zhvillimit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.