Rikonstruksion i rrugëve në qytet, qytetarët: Lehtëson qarkullimin, ishte i nevojshëm
Akse, të cilat prej kohësh kanë vuajtur nga amnortizimi dhe gropat e hapura, tashmë janë të asfaltuara. Banorët e quajnë tejet të nevojshëm investimin e bërë, teksa thonë se levizin më të sigurtë
Bashkia Shkodër bën me dije se, në Lagjen nr.1 në qytet, Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka ndërhyrë në disa segmente për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore.
1. Unaza Perendimore
2. Bulevardi Zogu I (bllok pallatesh)
3. Rr. Myzafer Pipa
4. Rr. Hoxha Tasim
5. Rr. Kasem Taipi
6. Rr. Hoxhe Kadria
7. Rr. Lidhja e Prizrenit
8. Rr. Eqerem Çabej
9. Rr. Evlija Çelebiu
Në total janë rikonstruktuar një siperfaqe prej 1070 m2. Puna do të vijojë edhe në zonat e tjera të qytetit sipas një grafiku të përcaktuar nga Bashkia Shkodër.