Rikonstruksioni i 7 rrugëve – Në lagjen “Mahalla e Re” po punohet për rrjetin e ujit të pijshëm dhe ujërat e zeza
![rikonstruksioni i 7 rrugeve](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/rikonstruksioni-i-7-rrugeve-1.jpg?fit=1024%2C697&ssl=1)
Në lagjen “Mahalla e Re”, vazhdon puna për rikonstruksionin e shtatë rrugëve të përfshira në projektin e fituar nga Bashkia Shkodër, përmes Ministrisë së Ekonomisë.
Ky rikonstruksion konsiston në ndërhyrjen në rrugët lidhëse të disa grupeve banesash private, me gjatësi 3400 ml që lidhin rreth 200 shtëpi me rrugën kryesore. Këto rrugë i përdorin mbi 200 familje të zonës dhe jo vetëm.
Gjendja rrugës paraqitej e amortizuar, ne bazament të dobët dhe me gropa, gjë që vështirësonte kalimin.
Shtresat e rrugës ishin të dëmtuara, trotuaret, ndriçimi dhe infrastruktura nëntokësore mungonin plotësisht.
Tashmë, pas 25 vitesh, banorët e kësaj lagjeje kanë pritur këtë investim, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së tyre të jetesës dhe përditshmërisë.
Projekti parashikon rikonstruksionin e rrugëve, rrjetin e kanalizimeve dhe ndriçimin.
Puna ka nisur në tetor të vitit të kaluar dhe afati i përfundimit të punimeve është 6 muaj.