Rikonstruksioni i gjimnazit “Kolë Idromeno” – Faza e parë pritet të përfundojë brenda këtij viti
Rreth 350 nxënës të këtij gjimnazi vitin e ardhshëm shkollor do të mësojnë në ambjente krejtësisht të transformuara.
Aktualisht nxënësit janë tranferuar tek shkollat më të afërta.
Rikonstruksioni i godinës pritet të japë ndikim pozitiv edhe në numrin e regjistrimeve.
Krahas sistemit elektrik, ngrohjes, ashensorëve në projekt parashikohet që të instalohet sistemi i monitorimit me kamera IP, për të parandaluar fenomene që dëmtojnë rregullin dhe rrisin qetësinë, si dhe sigurinë në ambientet brenda e jashtë e shkollës, për çdo nxënës e personelin mësimdhënës.
Fondi i parashikuar për rikonstruksionin e Gjimnazit “Kolë Idromeno” kap shifrën e 937 mln lekëve.