Rikonstruksioni i markatës së Rusit, ky investim i rëndësishëm do të nisë zbatimin ditën e hënë

Markata e “Rusit” do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.
Pas shumë kohësh pritje dhe degradimi duket se ky treg tashmë do të kthehet në kushte bashkëkohore. Ky investim i rëndësishëm do të nisë zbatimin ditën e hënë.
Me anë të këtij projekti do të bëhet e mundur ndërhyrja në sistemimin e sheshit, ndërtimi i mbulesës së markatës, ndriçimi i tregut, ndërtimi i moduleve të reja për tregtarët ambulantë, përmirësimi i kushteve të tregtimit dhe ruajtja e produkteve deri në tavolinën e konsumatorit.
Gjatë kësaj periudhe të investimit, tregtarët do të ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë tregut të bagëtive, po në zonën e “Rusit”.