Rikonstruksioni i merkatës së mishit – Kryebashkiaku Beci bashkëbisedoi me tregtarët për detajet teknike të ndërhyrjes

Përveç tregut të Rusit, i cili është në fazën përfundimtare të punimeve Bashkia Shkodër është shpallur fituese e një projekti për rikonstruksionit të plotë të mërkatës së mishit në këtë zonë. Ka qënë vetë kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci  i cili ka ndarë këtë lajm me tregtarët e merkatës në Rus. Ai ka bashkëbiseduar me tregtarët për detajet teknike dhe rikonstruksionin e plotë që do të përfshijë këtë zonë tregtare të qytetit të Shkodrës.

Projekti i fituar nga Bashkia për merkatën e Rusit, do të ridimensionojë zonën për ta kthyer atë në një mjedis të përshtatshëm por edhe atraktiv, i cili do të ofrojë hapësira të nevojshme për tregtim të produkteve blegtorale. Realizimi i ndërhyrjes së rikualifikimit të mjediseve të brendshme do të përfshijë: Punime prishje dhe gërmimi dhe punime për KUB, KUZ, Ujesjelles.rikualifikimi i vendeve të tregtimit të produkteve të mishit, ndërtimi i ambienteve të magazinimit, dhomave frigoriferike, rikualifikimi i fasadave dhe shtresave brenda Merkatës dhe rkualifikim i fasadës së jashtme të merkatës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.