Rikonstruksioni i rrugës “Hafiz Sabri Bushati”/ Banorët vlerësojnë punimet për rikonstruksionin e këtij segmenti
Përmirësimi i infrastrukturës është një nga prioritetet kryesore të punës së bashkisë Shkodër gjatë vitit 2024.
Prej javësh disa rrugë të qytetit dhe të njësive administrative janë përfshirë në proçes rikonstruksioni.
E tillë ka qenë ndërhyrja që ka nisur edhe në rrugën “Hafiz Sabri Bushati” në zonën e njohur ndryshe “Ura Dervishbeg”. Investimi që po kryhet parashikon ndërhyrje në rrejtin e ujësjellësit si dhe në shtrimin e asfaltit të ri.
Ky investim që po kryhet nga bashkia Shkodër dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kap vlerën e rreth 8 miljon lekëve të rinj dhe pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtë.