Rikonstruksioni i rrugës “Hysen Laçej”/ Benet Beci inspekton punimet dhe falenderon banorët për bashkëpunimin
Infrastruktura është një nga prioritetet kryesore të punës së bashkisë Shkodër gjatë vitit 2024. Prej javësh disa rrugë të qytetit dhe të njësive administrative janë përfshirë në proçes rikonstruksioni. E tillë ka qënë ndërhyrja edhe në rrugën “Hysen Laçej” në lagjen Rus në qytetin e Shkodrës. Kryetari i bashkisë Shkodër ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në këtë segment rrugor ku ka falenderuar edhe banorët për bashkëpunimin.
Ky segment rrugor në këtë zonë të qytetit të Shkodrës ka qenë një nga kërkesat e kahershme të komunitetit të banorëve edhe gjatë dëgjesave publike. Në këtë investim, banorët dhe bashkia janë bërë bashkë, ku një pjesë e investimit për rrjetin e kanalizimeve është kryer me bashkëfinancim nga komuniteti ndërkohë që bashkia po kryen asfaltimin e plotë të këtij segmenti rrugor i cili do të pajiset edhe me ndriçim nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e bashkisë Shkodër.