Rikonstruksioni i  rrugës “Lamiej” drejt fundit

Punimet për rikonstruksionin e  rrugës “Lamiej”, në lagjen “Kiras” të Shkodrës, po shkojnë drejt përfundimit .

Kjo ndërhyrje për banorët është mëse e nevojshme, pasi e gjithë kjo zonë ku jetojnë një numër i lartë banorësh ishte tejet e amortizuar dhe investimet mungonin prej shumë kohësh.

Ndërsa është bërë shtrimi me asfalitn e ri të pjesës më të madhe të këtij segmenti, një pjesë e kësaj rruge, e cila lidh me By Pass-in e Shkodrës,  kishte edhe një tjetër problematikë me shkarkimin e ujërave të zeza, ku prej ditësh firma kontraktuese po punon për vendosjen e tubacioneve.

Në këtë rrugë jetojnë një numër i lartë banorësh, të cilët e kanë populluar këtë zonë pas viteve 90, por problem për këtë komunitet prej kohësh, ishte mungesa e investimeve në infrastrukturë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.