Rikonstruksioni i rrugës “Lulaj”/ Banorët: Ishte i nevojshëm ky investim pasi rruga u bë e pakalueshme
Bashkia Shkodër prej disa ditësh ka nisur punën për rikonstruksionin e rrugës “Lulaj” në fshatin Hot i Ri. Realizimi i këtij investimi me fondet e bashkisë Shkodër kap vlerën e 3.8 milion lekëve, i cili do ta transformojë rrënjësisht këtë rrugë.Puna për rikonstruksionin e këtij segmenti pritet të përfundojë brenda 4 muajsh.Në projekt parashikohet dhe ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe ndriçimi i rrugës. Puna do të nis për rehabilimim e të tjera rrugëve në njësinë administrative Rrethina.