Rikonstruksioni i rrugës “Trush i poshtëm” – Aksi me gjatësi 2.2 km, shërben si rrugë alternative me Velipojën
Kjo është rruga “Trush i poshtëm” e cila shërben jo vetëm për lidhjen e fshatrave në njësinë Bushat në Vau Dejës, por edhe si rrugë alternative me zonën turistike të Velipojës.
Si rezultat i bashkëpunimit mes Këshillit të Qarkut Shkodër dhe Bashkisë Vau Dejës, rruga po rikonstruktohet.
Rruga ishte një kërkese e vazhdueshme e banorëve të zones, thotë administrator.
Gjatësia e rrugës është 2.2 km dhe do shërbejë për lidhjen e banorëve me Velipojën veçanërisht gjatë verës, kur edhe trafiku është më i rënduar.